Dogana e Kosovë ka bërë të ditur se sot ka tejkaluar 700 milionë euro të hyra, njofton Gazeta Sinjali.
Kjo sipas Doganës është hera e parë që arrihet ky rekord në mbledhjen e të hyrave.
Dogana e Kosovës kanë thënë se ka pasur rritje të të hyrave për rreth 30 për qind nga viti i kaluar.
“Respektivisht, sot janë raportuar 701.2 milion euro e që në krahasim me vitin e kaluar paraqesin rritje me rreth 30% më shumë pasi vitin e kaluar kishim 543.5 milion”, thuhet nga Dogana.