Dogana e Kosovës ka konfiskuar mall të kontrabanduar në tri lokacione të ndryshme në Rahovec dhe Suharekë, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas njoftimit të Doganës së Kosovës, gjatë këtij aksioni janë konfiskuar mall të kontrabanduar si 70 kilogramë Nargjile.
“Dogana e Kosovës me qëllim të zbatimit të ligjit dhe luftimit të kontrabandës ka kryer kontrolla në tri lokacione të ndryshme (Rahovec dhe Suhareke) dhe me kete rast është konfiskuar mall i kontrabanduar / 70 Kg Nargjile”, thuhet në njoftim./Gazeta Sinjali/