image Dodik takohet me Putinin, përmendet mundësia e dërgimit të Forcave Ajrore ruse në Bosnje

Rajon

Dodik takohet me Putinin, përmendet mundësia e dërgimit të Forcave Ajrore ruse në Bosnje

news image

Anëtari i presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Milorad Dodiku është pritur në një takim nga presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

Dodik është duke kërkuar mbështetje nga Rusia për veprime të mëtutjeshme me qëllim kollapsimin e shtetit boshnjak përmes kërkesave të kompetencave për “Republikën Serbe”, shkruan media boshnjake klix.ba.

Mediumi rus “Pravda” siç citon klix.ba, shkruan se Dodik ka arritur në Moskë në kulmin e konfliktit me Perëndimin, i cili nuk përjashton sanksionim ndaj Dodikut shkak i veprimeve të tij anti-shtetërore.

Mediumi shkruan se Dodik mbështetet në Rusinë dhe Kinën dhe se ai ka thënë tashmë që nuk i intereson për kërcënimet për sanksione nga Perëndimi.

Tutje, përmend edhe opsionin e ndihmës ruse për Republikën Serbe, dhe rikujton se Rusia mund të dërgojë forca ajrore në Bosnje e Hercegovinë sikur që kanë bërë në vitet e 90-ta, si kontigjent paqeruajtës ndërkombëtar. Ato forca ushtarake ruse ishin transferuar në Prishtinë në vitin 1999./GazetaSinjali/