image Dodik: E pamundur të zgjidhen ndaras çështja e Republikës Sërpska dhe e Kosovës - Sinjali

Dodik: E pamundur të zgjidhen ndaras çështja e Republikës Sërpska dhe e Kosovës

news image

Anëtari serb i Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Milorad Dodik tha se është absolutisht e qartë se konteksti i zgjidhjes së çështjes së Kosovës ka ndryshuar në krahasim me vitet e kaluara.

Lidhur me këtë çështje sipas tij, “presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka bërë një pozicionim të shkëlqyer”.

Sa i përket Republikës Sërpska, është thjesht e pamundur të zgjidhen çështjet e Srpskas dhe Kosovës veç e veç, dhe ne do t’ua themi qartë të gjithëve këtë”, tha Dodik në një intervistë për Novosti.

I pyetur se sa e rëndësishme është mbrojtja dhe ndihma që ka nga Serbia në Srpska, Dodik tha se “Serbia është këtu për të na ndihmuar dhe kuptuar në çdo aspekt, nga politika e deri te projektet”.

Sipas tij, ekziston absolutisht një politikë reale dhe racionale e ndjekur nga Vuçiq, që sipas tij, ka për qëllim ruajtjen e stabilitetit dhe paqes në Ballkan. /GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin