Xheli i aloe vera është i njohur më shumë për të lehtësuar djegien nga dielli dhe për të ndihmuar në shërimin e plagëve. Por, a e dini se bima juaj e preferuar mund të përdoret më tepër sesa lehtësimi i djegies nga dielli dhe dekori shtëpiak?
Ja disa shembuj se edhe për çka mund të përdoret, shkruan Healthline, transmeton Gazeta Sinjali.
Lehtëson thartirën e lukthit
Gastroezofageal është një çrregullim i tretjes që shpesh rezulton në thartirë të lukthit. Një deri në tre lugë xhel aloe vera në kohën e ngrënies mund të zvogëlojë ashpërsinë e thartirës. Gjithashtu, aloe vera mund të lehtësojë probleme të tjera të lidhura me tretjen.
Shpërlarës goje
Ekstrakti i aloe vera është një alternativë e sigurt dhe efektive ndaj larjeve të gojës me bazë kimike. Përbërësit natyrorë të bimës, të cilat përfshijnë një dozë të shëndetshme të vitaminës C, e bëjnë edhe më të dobishme. Aloe Vera mund të sigurojë gjithashtu lehtësim nëse keni gjakderdhje ose mishrat e ënjtur .
Uljen e sheqerit në gjak
Gëlltitja e dy lugëve me lëng aloe vera në ditë mund të shkaktojë rënien e niveleve të sheqerit në gjak tek njerëzit me diabet të tipit 2, sipas një studimi.
Përkujdesjen ndaj lëkurës
Ju mund të përdorni aloe vera për ta mbajtur lëkurën tuaj të pastër dhe të hidratuar. Kjo mund të jetë sepse bima lulëzon në klimë të thatë dhe të paqëndrueshme. Për të mbijetuar në kushtet e vështira, gjethet e bimës ruajnë ujë. Këto gjethe të dendura në ujë, të kombinuara me përbërje speciale të bimëve të quajtura karbohidrate komplekse, e bëjnë atë një krem hidratues dhe qetësues të dhimbjeve efektive.