Shumica prej nesh e dinë që xheli i pastër që del nga bima e aloe verës ka veti qetësuese, por çfarë e bën aloe veran një përbërës kaq të gjithanshëm për flokët?!
“Aloe është një bimë me dobi të shumta për trupin, lëkurën dhe flokët tanë. Ajo ka aftësinë të mbajë lagështinë, veçanërisht në klimat më të thata ku uji është i pakët.Kjo veti e mrekullueshme e bën aloen kandidaten e përsosur për marrjen dhe ruajtjen e lagështisë në flokët tanë”, thotë një eksperte për flokët.
Ajo shton gjithashtu se aloe përmban mijëra vitamin-a, aminoacide dhe minerale për flokët tanë, ndonëse përbërja kryesore është uji. Në mesin e gjithë kësaj përbërjeje janë edhe polisakaridet!
Polisakaridet janë molekula me zinxhir të gjatë që përmbajnë grupe hidroksi (-OH) të cilat krijojnë një mjedis hidrofil (që pëlqen ujin). Aloe është veçanërisht e fuqishme për sa i përket hidratimit; ajo strehon një shtresë të mukozës, për të ndihmuar në mbylljen e lagështisë, ndërsa ende është në gjendje të tërheqë lagështi nga ajri për shkak të vetive përthithëse.
Përveç tërheqjes dhe ruajtes së lagështisë në flokë, shumë njerëz besojnë se aloe ndihmon edhe në rritjen e shëndetshme të flokëve.
Sidoqoftë, ndërsa aloe nuk i ndihmon flokët të rriten, mund të jetë e dobishme për ata që pësojnë humbje të flokëve për shkak të mungesës së hekurit sepse është e mbushur me vitaminë C, e cila ndihmon në thithjen e hekurit.
Është gjithashtu e pasur me vitamina E, e vitamina C, ndihmon në mbrojtjen kundër radikaleve të lira, do të thotë se integriteti dhe forca e flokëve tuaj do të mirëmbahen më mirë.
Aloe gjithashtu është mjaft qetësues për shkak të natyrës hidratuese dhe enzimave anti-inflamatore, të cilat e bëjnë atë një përbërës integral për ata që kanë zbokth apo kruajtje në skalpin e kokës!/Gazeta Sinjali/