Detaje të reja kanë dalë në dritë për planin e shqiptarit Elvis Demçe, i cili u vu në pranga më 18 janar. Qëllimi i tij ishte të eliminojë dy prokurorët Francesco dhe Giuseppe Cascini.
Për të realizuar këtë plan, do të blinte një arsenal armësh. Në mesazhet e publikuara nga mediat italiane të dala nga aplikacioni “SKY cc” që përdorte Demçaj për të komunikuar me miqtë e tij renditen dhe armët që donte të blinte.
“Pres të më sjellin një çantë plot nga Kalabria, e di që kam blerë 20 mijë euro armë përveç këtyre që kam. Dua të them se kam më shumë armë se sa një depo ushtarake”, thuhej në një mesazh.
Bëhej fjalë për një AK47; një Uzi M12 Scorpion; një pistoletë Glok17; një Beretta 9×21; armë të shkurtra të kalibrit 38; pistoletë parabelum 9×21; 3-4 granata dore./NOA