image “Do t’ju vrasim të gjithëve”/ Incident në Spitalin e Gjakovës, dy qytetarë kapen me stafin mjekësor dhe i kërcënojnë

Siguri

“Do t’ju vrasim të gjithëve”/ Incident në Spitalin e Gjakovës, dy qytetarë kapen me stafin mjekësor dhe i kërcënojnë

news image

Në Spitalin Rajonal të Gjakovës, pasditen e sotme ka pasur një incident mes stafit mjekësor dhe disa personave, me ç’rast u desh intervenimi i Policisë. Disa punëtorë shëndetësorë u përballën me kanosje serioze dhe u detyruan të kërkojnë ndihmën e Policisë, raporton Gazeta Sinjali. 

Burime nga spitali kanë bërë me dije për Sinjalin se dy persona të dyshuar e kanë kërcënuar stafin mjekësor pasi e dërguan për trajtim mjekësor mikun e tyre të dehur.

Siç mëson Sinjali, bëhet fjalë për J.Rr., dhe Sh.H., të cilët fillimisht i akuzuan mjekët se nuk po e trajtojnë siç duhet pacientin, e më pas i kërcënuan duke i kuzhtëzuar.

Sipas informacioneve të para, të dyshuarit kanë thënë se “do t’ju vrasim të gjitheve nëse nuk i kalon ajo gjendje”, shokut të tyre.

Si rezultat i denoncimit, Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku është arrestuar njëri nga të dyshuarit pasi tjetri është larguar nga vendi i ngjarjes.

I dyshuari që u kap është shoqëruar në stacion policor, ku ka dhënë deklaratë lidhur me rastin. Pas përfundimit të procedurave policore, ndaj tij është iniciuar rasti për veprën penale “Kanosje”.

/GazetaSinjali/