Një 38-vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar nga policia italiane pasi ka sulmuar dhe kërcënuar me jetë gruan e tij. Ngjarja ndodhi dje në Brugherio (Monza), në sy të tre fëmijëve të tij të vegjël.
“Do të të djeg të gjallë” i tha i shoqi duke e ndjekur me çekiç pasi e shtyu dhe e goditi, shkruan abcnews.
Gruaja 32 vjeçe, u ndihmua nga fqinjët të cilët duke dëgjuar britmat e saj, ndërkohë kishin telefonuar policinë.
Pas këtij episodi shqiptari është arrestuar dhe pritet të dënohet.