image “Do të ta marr jetën”, anëtari i TBA e kërcënonte se do ta vriste, Stresi e bën për spital

Bota e Yjeve

“Do të ta marr jetën”, anëtari i TBA e kërcënonte se do ta vriste, Stresi e bën për spital

news image

Disa orë më parë, Stresi publikoi një foto të Benard Simonit, i njohur si BMT, ku shihej i gjakosur në fytyrë. Ai u rrah nga disa njerëz të reperit, pasi e ofendonte vazhdimisht në rrjete sociale. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në rrethrrotullimin e Mamurrasit.

Por çfarë ka ndodhur mes tyre?

Në foton që publikoi Stresi, theksonte se ai e kishte ofenduar nga familja. “Familja është e shtrenjtë, mos ja shani askujt. Ky gangsteri”, shkruante reperi krahas fotos. Pas ngjarjes, Stresi ka realizuar një video live me Noizy-n, me të cilin ka rregulluar raportin, ku shihen duke qeshur për rastin në fjalë.

Uroj me kaq o zemra se…”, dëgjohet të thotë Rigelsi gjatë live-it. Ndërkohë, nga ana tjetër Stresi thotë se familjen e ka të shtrenjtë.

Vëlla, familja është më e shenjtë, asnjë gjë tjetër s’ka rëndësi”, thotë Arkimedi. Së fundmi, po qarkullon një video që është realizuar më parë, ku BMT zotohet se do të vrasë reperin.

Ti më ke borxh Arkimed Lusha, deri ditën që të vdes. Ishalla më vret ta bëftë zoti hallall. Veçse ma ke borxh. Deri ditën që të vdes do të jetoj me shpresën me ta marrë jetën. Po ta bëj publike. Unë kam me të vra”, është shprehur anëtari i TBA-së.

/GazetaSinjali/