image “Do të fus plumb ballit”, mesazhi kërcënues i shqiptarit ndaj Edi Ramës

Rajon

Shqipëri/ “Do të fus plumb ballit”, mesazhi kërcënues i shqiptarit ndaj Edi Ramës

news image

Andrea Kurti u arrestua mëngjesin e djeshëm nga Anti-terrori, për shkak se ka kërcënuar kryeministrin Edi Rama. Ai i ka dërguar kreut të ekzekutivit mesazhe kanosëse, të cilat i ka fshirë menjëherë më pas nga celulari.

Ekspertët kanë arritur megjithatë t’ia rikthejnë sërish në aparatin telefonik.

Në një prej mesazheve që i riu ia ka shkruar Ramës ishte se “do të ta fus plumb ballit”.

Momentalisht, Kurti po mbahet në një qeli të Policisë së Tiranës.

Sipas informacioneve policore, Andrea Kurti, i lindur në Pukë, jeton me qira në zonën e “Unazës së Re”.