Kryeministri Edi Rama tha këtë të mërkurë në një deklaratë për mediat se nafta e zbuluar në Shpirag është e një cilësie të lartë, e sipas analizave të laboratorit në Hoalndë ajo ka të njëjtën cilësi si nafta e zbuluar në Arabinë Saudite.
Kryeministri tha se është ende herët për të foklur se sa është rezerva e naftës së zbuluar në malin Shpirag të Beratit, por deri më tani nga gërmimet ende nuk është prekur uji.
“Lajm interesant është se ende nuk është cekur ujë, i cili është nën rezervën, çfarë prezumon se madhësia e rezervës mund të jetë më e madhe. Nuk mund të flasim ende për shifra konkrete.
Informacionet në këtë fazë janë konfidenciale, pa marrë rezultatin e testit final i cili përcakton nëse nxjerrja e kësaj pasurie është e arsyeshme nga ana financiare.
Nëse nxjerrja tejkalon financimin atëherë rezerva do të mbetet aty deri në një fazë tjetër kur teknologjia të na mundësojë nxjerrjen. Pavarësisht se kompania Shell ka përdorur teknologjinë fundit.
Nafta e zbuluar është e cilësisë më të lartë. Është hera e parë që kjo ndodh në vendin tonë. Burime të tjera që janë shfrytëzuar deri më tani kanë një naftë më të rëndë dhe vlera e saj është shumë më modeste. Sipas analizave të bëra në laboratorin e Holandës, nafta e zbuluar në Malin e Shpiragut ka të njëjtën cilësi Premium të Arabisë Saudite”, tha kryeministri Rama.