image "Do mbetesh njeri i fjalës", flet shoku i 25-vjeçarit që u vra në Mitrovicë

Sociale

“Do mbetesh njeri i fjalës”, flet shoku i 25-vjeçarit që u vra në Mitrovicë

news image

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi për një vrasje që ndodhi pas mesnate në rrugën “Artim Jashari” të Mitrovicës, ku Albert Muja, 25-vjeçar është therur për vdekje nga dy të dyshuar, që ndodhen në arrati.

Pas vrasjes së Albertit, një mik i tij ka shkruar disa fjalë në Facebook, shkruan Gazeta Sinjali.

“Ishalla nxhenet dosti jem, do te mbetesh gjithë njeri i fjalës”, ka shkruar ai.

Edhe familjarët e 25-vjeçarit kanë shkruar në Facebook, ku kanë njoftuar për vdekjen e tij.

“Të Allahut jemi dhe tek Ai do kthehemi. Me dhimbje te thellë familjar ,dashamirë, shokë e miq, ju njoftojmë se sot ndërroj jetë vllau jonë (djali i agjës) Albert (Halil)Muja. Per detaje te tjera rreth ceromonis së vorrimit ju njoftojm me kohë.”

Policia ka njoftuar se ngjarja dyshohet se ndodhi pas një zënke që kishin mes vete viktima dhe dy të dyshuarit.

Gjatë përleshjes dyshohet se viktima është sulmuar me thikë nga dy të dyshuarit dhe nga plagët e marra ka humbur jetën në QKUK.

Trupi i pajetë i viktimës me vendim të prokurorit është dërguar në IML për obduksion.

/GazetaSinjali/