image “Do jem shërbëtori i tyre gjithë jetën”, Sabiani flet për raportin me gruan dhe ish- bashkëshorten

Bota e Yjeve

“Do jem shërbëtori i tyre gjithë jetën”, Sabiani flet për raportin me gruan dhe ish- bashkëshorten

news image

Sabiani është shndërruar në një personazh mjaft të dashur pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP. Brenda shtëpisë, pak ka folur për jetën e tij private dhe ndarjen nga nëna e vajzës së tij.

I ftuar mbrëmjen e djeshme në programin “Goca dhe Gra”, këngëtari zbuloi për herë të parë detaje nga historia e tij.

Duke folur për raportet që ka me ish-partneren dhe partneren e tij, Sabiani u shpreh se ka marrëdhënie të mira me të dyja. “Do të jem shërbëtori i tyre gjithë jetën”- është shprehur Sabiani duke folur me superlativa për to e duke nënkuptuar se ruan një marrëdhënie të mirë edhe me ish bashkëshorten e tij, nënën e Kejsit.

/GazetaSinjali/