image "Do ia kthejmë Drenasit demokracinë e drejtësinë"/ Reagimi i kandidatit që sfidon Ramiz Lladrovcin në balotazh

“Do ia kthejmë Drenasit demokracinë e drejtësinë”/ Reagimi i kandidatit që sfidon Ramiz Lladrovcin në balotazh

news image

Driton Ajazi, kandidat për kryetar i cili arriti ta dërgojë në balotazh garën në Drenas, ka paralajmëaruar “rikthimin e demokracisë dhe drejtësisë” në komunë.

Në një shkrim në Facebook, Ajazi, i cili përfaqëson Demokratët për Drenasin, ka thënë se tash është koha për ndryshim.

“Do ia kthejmë Drenasit demokracinë e drejtësinë. Të bashkuar për një të ardhme më të mirë! Kjo është koha jonë për ndryshimin që e duam”, ka deklaruar ai.

Ajazi arriti të sigurojë 30 për qind të votave në raundin e parë të zgjedhjeve lokale në Komunën e Drenasit. Ramiz Lladrovci i Partisë Demokratike të Kosovës arritit 45 për qind.

Gara e balotazhit do të zhvillohet pas një muajsh mes dy kandidatëve.

/Gazeta Sinjali/