image DnV: Ky është numri i personave që votuan deri në ora 13:00

Kosovë

Zgjedhje/ DnV: Ky është numri i personave që votuan deri në ora 13:00

news image

Demokracia në Veprim, në një konferencë për media ka bërë të ditur se deri në ora 13:00, 19% të qytetarëve kanë shfrytëzuar mundësin për të votuar.

Në krahasim me zgjedhjet e kaluara në të njëjtën kohë kishin dalur 13% të votuesve, që i bie se numri i votuesve është rritur.

“Sipas vëzhguesve deri në ora 1 kanë rreth 19% të qytetarëve që kanë të drejtë vote, ndërsa në zgjedhjet e kaluara deri në periudhën e njëjtë kohore ka qenë 13 % pra ka një rritje”.

“Procesi është në përgjithësi i qetë, por janë raportuar disa probleme të cilat janë evidentuar nga DNV edhe në të kaluarën”, ka deklaruar Artan Murati nga DnV

Më tutje Murati në konferencë për media ka përmendur disa prej problemeve që kanë karakterizuar këto zgjedhje deri në ora 13:00.

“Ka pasur prapë raste kur qytetarët kanë pasur probleme me gjetjet vendvotimit të duhur. Ofrimi i asistencës, mbetet njëra prej çështjeve më e shpeshtë në këto zgjedhje. Përveç rasteve kur lejohet asistenca janë evidentuar edhe raste kur janë shkelur këto procedurat gjatë asistencës. 22 mijë votues kanë votuar me asistencë”.

“Siç e dimë fotografimi i votës konsiderohet vepër penale dhe është e dënueshme me burgim efektiv. Që nga ora 9 deri n 13:00, kemi pasur 83 raste fotografimi të votës, prej të cilave ka ndodhur publikimi i fotografisë në 31 raste”, ka deklaruar Murati.

Më tutje ai ka thënë se ka pasur 96 raste, kur në vendvotime kanë qenë më shumë se dy persona të cilët kanë qenë prapa kabinës në momentin e votimit.

“Në anën tjetër qëndrimi i më shumë se dy persona prapa kabinës së votimit, këtu nuk bëhet fjalë për asistencë, por në tejkalimin e kompetencave të asistencës ka të bëjë në 96 raste”, ka deklaruar Murati./Gazeta Sinjali/