Novak Djokovic ka thënë se do ta mbrojë titullin në Australian Open në fund të këtij muaji, pasi i është pranuar kërkesa mjekësore për të luajtur pa qenë i vaksinuar kundër Covid-19.
Të gjithë lojtarët dhe stafi i turneut janë të detyruar të ofrojnë dëshmi se janë të vaksinuar apo se përbejnë përjashtim mjekësor nga një panel i ekspertëve të pavarur.
Djokovic, nëntë herë kampion në Australian Open, nuk ka treguar asnjëherë nëse është i vaksinuar apo jo.
Grand slami Australian Open nis më 17 janar në Melbourne.
“Kam kaluar kohë fantastike dhe cilësore me më të dashurit e mi gjatë pushimit dhe sot po nisem (drejt Australisë) me leje përjashtimi”, shkroi Djokovic në Twitter.
Në fillim të kësaj jave, shefi i Australian Open Craig Tiley, tha se disa lojtarëve të pavaksinuar i ishte lejuar të luajnë në grand slamin e parë të vitit përmes përjashtimit mjekësor.
Serbi është në kërkim të thyerjes së rekordit për më së shumti tituj grand slam në histori, pasi tani për tani e ndan rekordin me dyshen Roger Federer dhe Rafael Nadal, me nga 30 tituj.
Derisa Federer do të mungojë shkaku i lëndimit, Nadal do të marrë pjesë në këtë turne. /Gazeta Sinjali Sporti/