Gabimi nr. 1: Burrat mendojnë se seksi nis në dhomën e gjumit
Në fakt, eksitimi nuk ndodh kaq shpejt tek gruaja. Është një mbledhje ndjesish gjatë ditës: nëse e dëgjon, nëse i flet, nëse i kushton vëmendje dëshirave të saj; i kap dorën, e puth, e përqafon; pra, nëse e bën të ndihet e sigurt, është çelësi për të eksituar një grua. E thonë ekspertët.
Gabimi nr. 2: Të mendosh se e di çfarë i pëlqen asaj
Numri i grave që shtiren është po aq i madh sa 30 vite më parë. Nuk mund ta dish nëse po e shijon vërtet apo jo. Kështu që, në vend që të ndihesh i vetëkënaqur, pyete herë pas here nëse po i pëlqen një mënyrë e caktuar, si edhe sugjeroi diçka të re që mund ta bëjë të ndiejë më shumë.
Gabimi nr. 3: Ta bësh gjithçka me plan
Mos mendo asnjëherë se nëse funksionoi herën e kaluar, do të funksionojë edhe tani. Ajo që e eksiton një grua varet shumë nga gjendja emocionale, apo nga faza e ciklit menstrual në të cilën ndodhet. Kushtoji vëmendje dhe nëse nuk duket se po kënaqet, provo diçka të re dhe shiko si do të përgjigjet. Nëse i pëlqen, qëndroj asaj. Shumë gra ankohen se burrat kalojnë tek faza tjetër pikërisht kur atyre sapo ka nisur t’u pëlqejë.
Gabimi nr. 4: Ta lësh gjithçka në nivel fizik
Zgjeroje idenë për nxehjen. Shumë burra kanë maninë të stimulojnë fizikisht, dhe e lënë krejtësisht pas dore stimulimin mendor. Ndërsa burrat shijojnë atë që kanë përpara, gratë gjatë seksit vënë shumë në punë fantazinë. Bashkoju: kujtoi diçka apo përshkruaj një fantazi seksuale.
Gabimi nr. 5: Të presësh të kalojë në orgazëm përmes penetrimit
Për 80% të grave, vetëm penetrimi nuk e bën punën. Kjo sepse shumica e pozicioneve nuk e stimulojnë klitorin. Megjithatë, ka mënyra të tjera për ta kënaqur.