Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka reaguar pas djegies së tri veturave në veri të vendit këtë të premte, derisa për ta kundërshtuar këtë ai e ka rikthyer mesazhin që pati më 2 nëntor për një ngjarje të ngjashme.
Hovenier tha se ShBA-ja dënon djegien dhe çdo përpjekje për të frikësuar ata që kanë, ose synojnë të marrin targat RKS, sipas ligjit të Kosovës.
“Fatkeqësisht, më duhet ta përsëris këtë mesazh. Këto janë vepra frikacake dhe kriminale”, ka shkruar Hovenier, duke rikthyer mesazhin e tij të pesë muajve më parë.
Unfortunately, I need to reiterate this message. https://t.co/mtZCMlqUxq
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) March 31, 2023