image Djegia e Kuranit në Suedi, deklarohet kryeministri: Jemi kërcënuar edhe nga Rusia

Botë

Djegia e Kuranit në Suedi, deklarohet kryeministri: Jemi kërcënuar edhe nga Rusia

news image

Kërcënimet ndaj Suedisë janë rritur pas djegieve të Kuranit, ka thënë kryeministri i vendit, Ulf Kristersson .

Duke folur një ditë pas djegies së një Kurani jashtë Parlamentit suedez, Kristersson ka theksuar se ai po punon “ditë e natë” që t’i përgjigjet situatës dhe se ishte në bisedime të ngushta me qeveritë që kanë dënuar protestat që po organizohen me djegie të librit të shenjtë.

Ai ka shtuar se Suedia është përballur me disa kërcënime, përfshirë nga Rusia, ndërsa pret hyrjen në NATO, raportoi Guardian. 

Një seri protestash janë bërë në Suedi dhe Danimarke në javët e fundit, ku kopje të Kuranit janë djegur ose dëmtuar, duke nxitur kërkesa që qeveritë të veprojnë.

Kristersson ka deklaruar se nuk e ka në plan të ndryshojë ligjet e shprehjes së lirë të Suedisë, por se qeveria po shikonte mundësitë të aktivizojë politikën që ndalon djegien e Kuranit nëse paraqet kërcënim për sigurinë e vendit.

/GazetaSinjali/