image Djegia e dy automjeteve në Veri me targat RKS, Policia del me njoftim

Siguri

Djegia e dy automjeteve në Veri me targat RKS, Policia del me njoftim

news image

Policia e Kosovës është deklaruar pas raportimeve për djegien e dy autommjeteve në Veri, të regjistruara me targat RKS.

Shefi i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela, raportoi më herët se strukturat ilegale të Serbisë po vazhdojnë frikësimin e serbëve lokal, duke theksuar se sipas marrëveshjes së Brukselit targat RKS janë të vetme targa legale në të gjithë Kosovën.

Lidhur me këtë, Policia është angazhuar dhe ka deklaruar se sot në orët e mëngjesit dy ankues të nacionalitetit serb e kanë paraqitur rastin, i cili kishte ndodhur pas masnate.

Sipas tyre, palët ankuese kanë theksuar se veturat e tyre kanë qenë të parkuara në lagjen e tyre, para shtëpive të banimit.

PK ndërkohë ka njoftuar se ata kanë marrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, duke e njoftuar edhe prokurorin kompetent, me udhëzim të të cilit ësht inicuar rasti “zjarrvënie” për procedura të mëtejme hetimore.

Postimi i plotë

/GazetaSinjali/