Një autobus u kaplua thuajse i tëri nga flakët gjatë ditës së sotme në magjitralen Prishtinë-Podujevë.
Përveç dëmeve materiale, Policia ka konfirmuar se nuk ka pasur asnjë person të lënduar.
“Sot rreth orës 16:30, është raportuar se në rrugën Prishtinë -Podujevë, një autobus është përfshirë nga zjarri, i cili është dëmtuar tërësërisht”, tha zëdhënesja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për persona të lënduar”, shtoi ajo.
Siç bëhet e ditur, Policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për t’i sqaruar plotësisht rrethanat e këtij rasti.