image Dje Vlora Dumoshi e sot Glauk Konjufca, ky ‘problem’ po i përcjellë ministrat e rinj të Qeverisë Kurti

Kosovë

Twitter/ Dje Vlora Dumoshi e sot Glauk Konjufca, ky ‘problem’ po i përcjellë ministrat e rinj të Qeverisë Kurti

news image

Një profil i rremë në emër të Ministrit të Punëve të Jashtme, Glauk Konjufcës është hapur në rrjetin social Twitter, duke postuar kinse vdekjen e ish të dërguarit special për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaarit.

“URGJENTE. Ambasada jonë në Finlandë raporton për vdekjen e Martti Ahtisaarit, laureatit të çmimit Nobel, diplomat dhe ish-President i Finlandës”, shkruhet në profilin e rremë në emër të Konjufcës.

Mirëpo, Glauk Konjufca nuk është viktima e vetme e hapjeve të profileve të rreme. Po ashtu një profil i rremë në Twitter ishte hapur edhe në emër të minsitres së Kulturës, Vlora Dumoshi, ku shkruhej se kishte ndërruar jetë shkrimtari, Ismail Kadare.

Ministrja Dumoshi ka reaguar menjëherë mbrëmë, duke thënë se ajo nuk posedon asnjë llogari në Twitter dhe se llogaria që po shpërndan ‘fake news’ në emër të saj është e rrejshme.

Madje ajo ka shtuar se këtë rast do ta paraqesë në Departamentin e Krimeve Kibernetike në Policinë e Kosovës./Gazeta Sinjali/