image Dje u nis në burgun e Fierit, karantinohet për 14 ditë Saimir Tahiri

Shqipëri

Dje u nis në burgun e Fierit, karantinohet për 14 ditë Saimir Tahiri

news image

Ish-ministri i Brendshëm shqiptar, Saimir Tahiri, i dënuar nga GJKKO me 3 vjet e 4 muaj burgim do të duhet të qëndrojë për 14 ditë i karantinuar në burgun e Fierit.

Ai u transferua një ditë më parë atje, por për shkak të rregullave të reja të vendosura prej pandemisë do të duhet të kalojë 14 ditë në karantinë para se të çohet në qeli, si masë paraprakë për të mbrojtur të burgosurit e tjerë nga ndonjë infektim i mundshëm.

Rregulli i ri është që çdokush që futet në burg gjatë kësaj periudhe, duhet që të qendrojë 10 ditë deri në 2 javë i karantinuar në një ambient të institucionit para se të kalojë në qeli, shkruan abcnews.

Tahiri është në gjendje të mirë shendetësorë dhe nuk ka probleme me koronavirusin, megjitatë do t’i duhet të qendrojë në një dhomë pa të burgosur të tjerë për 14 ditë/

/GazetaSinjali/