image Dje u "bllokua" gjatë fjalimit, Kurti e pranon që ishte e dekoncentruar në Kuvend

Politikë

Dje u “bllokua” gjatë fjalimit, Kurti e pranon që ishte e dekoncentruar në Kuvend

news image

Seanca e djeshme e Kuvendit u zhvillua me replika dhe kundër-replika nga deputetët e pozitës dhe opozitës, të cilët në shumë çështje nuk pajtoheshin mes vete.

Por ajo çfarë është dalluar gjatë kësaj seance, ishte fjalimi i deputetës së Lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurti, e cila me shumë vështirësi arrinte t’i lidhte fjalitë e saj gjatë kohës sa fliste për Komisionin e Venecias dhe Vettingun, e cila është ndër temat kryesore këtyre ditëve.

E se ishte e dekoncentruar dhe jo me vëmendje të plotë në atë se çfarë ndodhte në Kuvend e çfarë dëshironte të thoshte, e ka pranuar edhe vet deputetja përmes një postimi në Facebook.

Një ditë pas, deputetja Kurti e ka pranuar se nuk ishte e koncentruar mjaftushëm.

Po, dje jam dekoncentruar gjatë fjalimit. Nuk ka qenë një ditë e lehtë për mua. Tash disa po e shpërndajnë atë pjesë. Të gjithë i kuptoj. Jemi persona publikë dhe sigurisht edhe subjekt i komentimit. E pranoj si normale. Edhe ata që e shpërdndajnë me motive politike i kuptoj. Kanë bërë gabime aq të mëdha në politikë sa nuk mund të ringjallen më“, ka shkruar Kurti.

Ajo ka vazhduar shkrimin e saj, duke uruar që ky të jetë gabimi i saj më i madh, sepse për kaq e duron ndërgjegjja.

Qoftë ky gabimi im më i madh. Për kaq, më duron ndërgjegjia. E ata që po më shkruajnë në mbështetje – situatat i bëjnë njerëzit. Situatat dhe qëndrimi mbi to e bëjnë jetën. Ju faleminderit, jam vërtetë e prekur!“, shkroi deputetja e VV-së.

Më poshtë mund të gjeni fjalimin e deputetes Kurti:

/GazetaSinjali/