Seanca e djeshme e Kuvendit u zhvillua me replika dhe kundër-replika nga deputetët e pozitës dhe opozitës, të cilët në shumë çështje nuk pajtoheshin mes vete.
Por ajo çfarë është dalluar gjatë kësaj seance, ishte fjalimi i deputetës së Lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurti, e cila me shumë vështirësi arrinte t’i lidhte fjalitë e saj gjatë kohës sa fliste për Komisionin e Venecias dhe Vettingun, e cila është ndër temat kryesore këtyre ditëve.
E se ishte e dekoncentruar dhe jo me vëmendje të plotë në atë se çfarë ndodhte në Kuvend e çfarë dëshironte të thoshte, e ka pranuar edhe vet deputetja përmes një postimi në Facebook.
Një ditë pas, deputetja Kurti e ka pranuar se nuk ishte e koncentruar mjaftushëm.
“Po, dje jam dekoncentruar gjatë fjalimit. Nuk ka qenë një ditë e lehtë për mua. Tash disa po e shpërndajnë atë pjesë. Të gjithë i kuptoj. Jemi persona publikë dhe sigurisht edhe subjekt i komentimit. E pranoj si normale. Edhe ata që e shpërdndajnë me motive politike i kuptoj. Kanë bërë gabime aq të mëdha në politikë sa nuk mund të ringjallen më“, ka shkruar Kurti.
Ajo ka vazhduar shkrimin e saj, duke uruar që ky të jetë gabimi i saj më i madh, sepse për kaq e duron ndërgjegjja.
“Qoftë ky gabimi im më i madh. Për kaq, më duron ndërgjegjia. E ata që po më shkruajnë në mbështetje – situatat i bëjnë njerëzit. Situatat dhe qëndrimi mbi to e bëjnë jetën. Ju faleminderit, jam vërtetë e prekur!“, shkroi deputetja e VV-së.
Më poshtë mund të gjeni fjalimin e deputetes Kurti: