image Dje u arrestuan 21 persona për mosrespektimin e masave të qeverisë

Kosovë

Siguri/ Dje u arrestuan 21 persona për mosrespektimin e masave të qeverisë

news image

Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka arrestuar 21 persona, shkruan Gazeta Sinjali.

Të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e qeverisë për kufizim të lëvizjes.

Më së shumti arrestime kishte në Komunën e Prishtinës, gjithsej 9 persona.

Prizreni është komuna me 7 të arrestuar, pastaj Mitrovica e Jugut me 2 të arrestuar. Në Pejë dhe Gjilan u arrestuan vetëm nga një person. Ndërsa në Gjakovë, Ferizak dhe Mitrovicë e Veriut nuk u arrestua asnjë person nga policia.

Më poshtë tabela me statistikat e arrestimeve për mospërfilljen e masave parandaluese kundër koronavirusit gjatë ditës së djeshme. /Gazeta Sinjali/