Gjithsej 10 persona u arrestuan nga Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit.
Të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e qeverisë për kufizim të lëvizjes.
Më së shumti arrestime kishte në Komunën e Prizrenit dhe Gjilanit, nga 4 persona.
Ndërsa në Mitrovicë, Policia arrestoi vetëm 2 persona.
Prishtina, Ferizaji, Peja e Gjakova ishin komunat më të disiplinuara.
Atje nuk u ndalua e arrestua asnjë person për mosrespektim të masave kundër përhapjes së koronavirusit.
Më poshtë, statistikat e publikuara nga Policia. /Gazeta Sinjali/