image Dje në SHBA u shënuan rekord i rasteve me COVID-19

Botë

Dje në SHBA u shënuan rekord i rasteve me COVID-19

news image

Shtetet e Bashkuara të Amerikës të premten e kanë regjistruar numrin më të lartë të rasteve të reja me COVID-19 në periudhën 24 orëshe, me 310.080 raste të reja.

Nga ky numër, rreth 50.000 raste të reja janë regjistruar vetëm në Kaliforni, ndërsa rreth 20 mijë të tjera në New Jersy, ka shkruar Daily Mail, përcjellë Gazeta Sinjali.

Vetëm në tetë ditët e para të këtij viti, koronavirusi iu ka marrë jetën 23 mijë e 83 personave.

Gjatë kësaj jave, 16 shtete të SHBA-së gjithashtu shënuan rekorde javore të numrit të personave të hospitalizuar.

Numri mesatar ditor i viktimave është dy mijë e 934.

Sipas të dhënave të databazës COVID Tracking Project, të premten u shënuan 3.774 të vdekur nga koronavirusi, ndërsa tash për tash në spitale ndodhen mbi 131.000 pacientë me COVID-19.

Shteti amerikan që është goditur më së shumti nga pandemia është New Jersey, ku të premten u regjistruan rreth 2.700 raste për një milion banorë.

/GazetaSinjali/