image Dje 42 raste të reja, sot Prishtina po pret mbi 200 rezultate të personave të dyshuar për COVID-19

Shëndetësi

Dje 42 raste të reja, sot Prishtina po pret mbi 200 rezultate të personave të dyshuar për COVID-19

news image

Komuna e Prishtinës, sot është duke pritur mbi 200 rezultate të personave të dyshuar për koronavirus pasi kanë pasur raste kontakte me të infektuar.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë, Bujar Gashi.

Ai ka thënë se dje janë marrë 80 mostra, sot diku rreth 120.

“Afërsisht janë marrë 120 mostra dhe 80 deri në 100 dje”, u shpreh Gashi për Gazetën Sinjali.

Ndërkaq, vetëm dje në Komunën e Prishtinës kanë rezultuar 41 persona pozitiv me koronavirus.

E në gjithë Kosovën, deri më tani, pozitivë kanë rezultuar 1 mijë e 756 raste, nga të cilat janë shëruar 968 dhe kanë vdekur 34 persona./ Gazeta Sinjali/