Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka arrestuar 17 persona në tërë Kosovën.
Të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e qeverisë për kufizim të lëvizjes.
Më së shumti arrestime kishte në Komunën e Prizrenit, gjithsej 8 persona.
Në Mitrovicën Veriore policia arrestoi 3 persona, ndërsa në Prishtinë e Gjilan u arrestuan nga 2 persona.
Peja dhe Mitrovica Jugore kishin vetëm nga një person të arrestuar.
Ferizaji e Gjakova ishin komunat më të disiplinuara.
Atje nuk u ndalua e arrestua asnjë person për mosrespektim të masave kundër përhapjes së koronavirusit.
Më poshtë, statistikat e publikuara nga Policia. /Gazeta Sinjali/