Një djalë ka raportuar në Polici se nëna e tij është zhdukur në Fushë-Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas burimeve, ai i ka thënë Policisë së Kosovës se nëna e tij ka dalë nga shtëpia dje më datë 8 prill, porse nuk është kthyer më.
Familja thotë se nuk kanë njohuri për vendndodhjen e saj, derisa hetimet kanë nisur. /Gazeta Sinjali/