image Djali nga Klina largon nga shtëpia nënën dhe vëllaun e tij

Siguri

Djali nga Klina largon nga shtëpia nënën dhe vëllaun e tij

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Klinë pasi i njëjti dyshohet se dje rreth orës 21:00 kishte ushtruar dhunë psikike ndaj nënës së tij, shkruan Gazeta Sinjali.

Siç njofton policia, viktimës i është ofruar tretman mjekësor.

Tutje, është bërë e ditur se i dyshuari ka probleme psikike dhe i njëjti kishte thyer disa orendi dhe i kishte larguar nga banesa nënën dhe vëllain.

Ndërkaq, lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit  dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

/Gazeta Sinjali/