image Djali në Suharekë e bën për spital babain e tij

Siguri

Djali në Suharekë e bën për spital babain e tij

news image

Një person është arrestuar të enjten rreth orës 14:40 në Suharekë, pasi që i njëjti dyshohet se pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht babain e tij.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ku bëhet e ditur se babai është dërguar në spital për trajtim mjekësor, raporton Gazeta Sinjali.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht babain e tij, viktimën mashkull kosovar. Viktimës i është ofruar trajtim mjekësor”, thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

/GazetaSinjali/