Një djalë në Fushë-Kosovë ka njoftuar se është zhdukur nëna e tij, shkruan Gazeta Sinjali.
Sinjali ka mësuar se ajo është zhdukur nga rruga “Besa Besë”.
Djali ka njoftuar rastin më 30 maj ndërsa nëna e tij qe zhdukur më 29 maj.
Ai ka thënë se nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e saj, derisa rasti ka nisur të hetohet. /Gazeta Sinjali/