Një person me probleme psikike në Gjilan është arrestuar gjatë së mërkurës, pasi që i njëjti dyshohet se ka shkaktuar dhunë psikike në familje, raporton Gazeta Sinjali.
Siç njofton policia, rastin e ka raportuar në polici babai i të dyshuarit, se djali i tij me probleme psikike në vazhdimësi është duke shkaktuar dhunë psikike në familje.
I dyshuari është arrestuar dhe më pas me vendim të prokurorit pas tretmanit mjekësor është dërguar në QKUK.
Ngjarja ka ndodhur gjatë mbrëmjes të së mërkurës rreth orës 20:00, në Gjilan. /GazetaSinjali/