image Djali kanos me thikë dhe sulmon fizikisht nënën e tij në Prizren, arrestohet

Siguri

Djali kanos me thikë dhe sulmon fizikisht nënën e tij në Prizren, arrestohet

news image

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi që i njëjti dyshohet se kishte kanosur me thikë nënën e tij, e më pas të njëjtën e kishte sulmuar fizikisht, shkruan Gazeta Sinjali.

Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se viktima është dërguar për tretman mjekësor.

Ndërkohë, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Prizren.

/GazetaSinjali/