image Djali ia vë flakën shtëpisë së babait në Obiliq

Siguri

Djali ia vë flakën shtëpisë së babait në Obiliq

news image

Rastet kur shtëpia digjet nga incidentet, pakujdesia apo tensioni i lartë i rrymës janë të zakonshme, por jo edhe kur ajo digjet qëllimisht.

Mirëpo, një rast që ka ndodhur dje rreth orës 14:00 në fshatin Siboc të Obiliqit, na dëshmon të kundërtën.

Atje, një djalë ia ka vënë flakën shtëpisë së babait të tij.

Një sinjalizues i ka thënë Gazetës Sinjali se babë e bir kishin pasur një mosmarrëveshje me njëri-tjetrin para se ky i fundit ta digjte shtëpinë.

Sinjali mëson se i dyshuari ndodhet në arrati.

Ndërkohë, zjarri është shuar nga zjarrfikësit dhe përveç dëmeve materiale, nuk është lënduar askush./Gazeta Sinjali/