image Qytetari tregon për incidentin me Agim Bahtirin: Më premtoi vende pune

Kosovë

Qytetari tregon për incidentin me Agim Bahtirin: Më premtoi vende pune

news image

Agim Kurti, po pretendon se Agim Bahtiri i kishte premtuar dy vende të punës atij. Për shkak se Bahtiri nuk e kishte mbajtur premtimin Kurti thotë se sot iu hakmor kryetarit të Mitrovicës.

Ai nuk e la ta priste shiritin për hapjen e një shkolle.

“Unë e kam bërë vetëm për me ju hakmarrë Agim Bahtirit për shkak se ai më ka premtua dy vende të punës kur ka qenë në fushatë edhe tash unë nuk jam as me PDK-në as me asnjë parti tjetër, kam qenë më herët më LDK-në ja ku e kam edhe flamurin”, ka deklaruar Kurti..

Agim Bahtiri tha se as Kadri Veseli e as kushërinjtë e tij, nuk e frikësojnë dot.

“Disa persona dëshironin të më pengonin ta pres shiritin, por Agim Bahtirin s’ka kush që e pengon. Dhe nuk ka kush në botë që e frikëson, as Kadri Veseli as kushërinjtë e tij”, thotë Bahtiri

Kurti i cili është fqinj i Kadri Veselit, e pranon se i doli në pritë Agim Bahtirit. Ndërkohë, Bahtiri për këtë çështje ai ka akuzuar djalin e vëllait të Kadri Veselit.