image Djali i Ukshin Hotit pas intervistimit të Krasniqit: Shpirti po na dhemb me këtë pamje

Kosovë

Djali i Ukshin Hotit pas intervistimit të Krasniqit: Shpirti po na dhemb me këtë pamje

news image

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi sot është paraqitur për herë të parë para Dhomave të Specializuara në Hagë, shkruan Gazeta Sinjali.

E lidhur me këtë, ka reaguar djali i veprimtarit Ukshin Hoti dhe njëherit ish-deputeti, Andin Hoti.

Në një postim në Facebook, Hoti u shpreh: “Shpirti po na dhemb me këtë pamje”.

“Babë, uroj mos ta shohësh atë që ne jemi të detyruar të shohim sot!!!! Shpirti po na dhemb me këtë pamje…Baci Jakup, historinë tonë disa herë kanë tentuar ta ndryshojnë, por asnjëherë nuk kanë arritur. Ti je pjesë e historisë sonë të lavdishme, prandaj ne jemi krenar me ty gjithmonë! Zoti qoftë me ty!” ka shkruar ndër të tjera ai. /Gazeta Sinjali/