image Djali i Trumpit infektohet me COVID-19

Botë

Djali i Trumpit infektohet me COVID-19

news image

Djali i presidentit në largim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka dalë pozitiv në testin për koronavirus. Deri tani, Donald Trump Jr. nuk ka simptoma, ka bërë të ditur zëdhënësi i tij.

Zëdhënësi i djalit të presidentit në largim gjithashtu ka thënë se ai është futur në karantinë në kabinën e tij prej kohës kur e ka marrë vesh për rezultatin e testit.

“Ai ka qenë tërësisht pa simptoma deri më tani dhe është duke i ndjekur të gjitha udhëzimet për COVID-19 që janë rekomanduar nga mjekët”, shtoi zëdhënësi i figurës së njohur.

Ndryshe, presidenti në largim, Donald Trump, disa javë më parë u infektua me virusin SARS-CoV-2, por e kaloi sëmundjen COVID-19 me sukses duke u trajtuar me disa ilaçe eksperimentale./Gazeta Sinjali/