image Djali i Trumpit e mbështet senatorin për t'i larguar trupat amerikane nga Kosova

Kosovë

SHBA/ Djali i Trumpit e mbështet senatorin për t’i larguar trupat amerikane nga Kosova

news image

Djali i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump JR, i ka dalë në mbështetje senatorit amerikan, David Perdue në lidhje me deklaratën se SHBA-ja duhet të rishqyrtojë praninë në Kosovë.

Donald Trump Jr, përmes rrjetit social Twitter, ka thënë se ka ardhur koha t’i kthejnë në shtëpi trupat amerikane, transmeton Gazeta Sinjali.

“Pajtohem. Janë rreth 650 trupa amerikanë në Kosovë. Ka ardhur koha t’i kthejmë ata në shtëpi”, ka shkruar ai në Twitter.

Gjatë ditës së sotme senatori amerikan, David Perdue tha se nëse Kosova nuk është e përkushtuar për paqe, atëherë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të shqyrtojnë praninë e trupave aty.

Këtë postim e ka shpërndarë edhe emisari special i presidentit amerikan, Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, duke konfirmuar se ky është edhe qëndrim zyrtar i SHBA-së./Gazeta Sinjali/