image Djali i Pantiqit flet në protestë, pretendon se babai i tij u arrestua vetëm pse është serb

Kosovë

Djali i Pantiqit flet në protestë, pretendon se babai i tij u arrestua vetëm pse është serb

news image

Pedragi Pantiq, djali i ish-policit serb, Dejan Pantiq, i arrestuar nga Policia e Kosovës si i dyshuar për organizimin e sulmit në zyrat e Komisionit Komunal Zgjedhor në Mitrovicë të Veriut, ka folur para protestuesve serbë që janë mbledhur në Rudarë të Zveçanit, raporton Gazeta Sinjali.

Pantiq po pretendon se babai i tij u arrestua vetëm sepse është serb.

“Është fajtor vetëm pse është serb. Populli në babanë tim e pa veten. Panë se nesër në vend të tij mund të jenë ata, fëmijët e tyre apo prindërit e tyre. Prandaj, sikurse në vitet e kaluara, dalja në barrikada është opsioni i fundit me shpresën për të ndalur dëbimin politik të serbëve në këtë zonë”, tha Predrag Pantiq.

Sipas tij, autoritetet nuk kanë asnjë dëshmi e as sqarim pse është arrestuar një i pafajshëm, teksa tutje akuzon ata se po shkelin të gjitha të drejtat ish policit Pantiq, si i burgosur.

“Ne s’kemi asnjë kontakt me të, as e kemi parë e as kemi dëgjuar nga ai. Ata flasin se ai i ka të gjitha të drejtat dhe se është mirë. Por unë i pyes: pse s’i lejohet babait tim një thirrje të na thotë vetë se është mirë? Pse mbrojtësve tanë nuk u lejohet ta vizitojnë”, tha Pantiqi.

/GazetaSinjali/