image Djali i njërit prej shoferëve të autobusit që u aksidentua në Bullgari: Iu gjet trupi në kabinë, ishte duke fjetur

Rajon

Djali i njërit prej shoferëve të autobusit që u aksidentua në Bullgari: Iu gjet trupi në kabinë, ishte duke fjetur

news image

Në aksidentin e të martës që ndodhi në Strumë të Bullgarisë, ishin dy shoferë, e njëri prej tyre u gjet në kabinën e fjetjes në autobus. E për këtë ka folur djali i tij, Besarti.

Besarti, në një intervistë për televizionin bullgar BNT, tha se tashmë e ka identifikuar trupin e të atit 54-vjeçar që kishte 20 vite përvojë pune.

Besarti konfirmoi se babi i tij ka udhëtuar për në Turqi të enjten. E udhëtime të tilla ai bënte shpesh edhe në Gjermani dhe i njihte mirë rrugët.

Dy doganierë u pushuan nga puna pasi nga kontrolli fillestar i Agjencisë Doganore rezultoi se ata kishin humbur autobusin që kalonte kufirin me Bullgarinë pa leje dhe se kalimi i autobusit nuk ishte fare i pasqyruar në sistem.

Republika e Maqedonisë së Veriut edhe sot është në zi për të vdekurit. Familjarët presin që trupat e viktimave të transportohen nga Bullgaria.

Tre ditë pas aksidentit të autobusit të RMV-së në autostradën “Struma” në Bullgarinë Perëndimore, autoritetet bullgare konfirmuan se në fatkeqësi kanë ndërruar jetë 44 persona dhe jo 46 siç raportuan paraprakisht, ndërkaq 8 persona kanë shpëtuar – prej tyre 7 janë lënduar dhe 1 nuk dihet se ku është.

/GazetaSinjali/