Një burrë nga Gjilani për pak i ka shpëtuar vdekjes sot.
Gazeta Sinjali mëson nga burime të sigurta brenda Prokurorisë se ndaj 54-vjeçarit ka pasur një tentim vrasje rreth orës 15:00.
Siç merr vesh Gazeta Sinjali, shkaku i tentim vrasjes ka qenë një problem i vjetër pronësor që B.V. e ka pasur me djalin e motrës dhe tre djemtë e vëllait, nga të cilët është sulmuar edhe fizikisht.
F.O. mësohet se ka shtënë me armë zjarri disa herë drejt dajës së tij, ndërsa 3 djemtë e vëllait e kishin rrahur 54-vjeçarin paraprakisht, duke e goditur me çekan dhe dru.
Gjithashtu mësohet se Policia nuk ka arritur t’i arrestojë nipërit e 54-vjeçarit, derisa ky i fundit është dërguar në spitalin e Gjilanit për tretman mjekësor.
Pas trajtimit në spital, ai është intervistuar nga Policia lidhur me rastin. /Gazeta Sinjali/