image Djali i kryeministrit të Izraelit i komenton Çitakut, në postimin për hapjen e Ambasadës

Politikë

Djali i kryeministrit të Izraelit i komenton Çitakut, në postimin për hapjen e Ambasadës

news image

Sot zyrtarisht është hapur Ambasada e Kosovës në Izrael me seli në Jerusalem, shkruan Gazeta Sinjali.

Yair Netanyahu, djali i kryeministrit të Izraelit Benjamin Netanyahu, ka komentuar në tweetin e ish-ambasadores së Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, e cila ka shpërndarë një fotografi të Ambasadës së Kosovës në Izrael.

Ai ka vendosur flamujt e dy shteteve në koment.

MPJD ka njoftuar se gjatë vendosjes së marrëdhënieve diplomatike më 1 shkurt të vitit 2021, ministri i Punëve të Jashtme të Izraelit, Gabriel Ashkenazi, kishte bërë zbulimin e pllakës së Ambasadës së Republikës së Kosovës në Jerusalem. /Gazeta Sinjali/