Sot zyrtarisht është hapur Ambasada e Kosovës në Izrael me seli në Jerusalem, shkruan Gazeta Sinjali.
Yair Netanyahu, djali i kryeministrit të Izraelit Benjamin Netanyahu, ka komentuar në tweetin e ish-ambasadores së Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, e cila ka shpërndarë një fotografi të Ambasadës së Kosovës në Izrael.
Ai ka vendosur flamujt e dy shteteve në koment.
MPJD ka njoftuar se gjatë vendosjes së marrëdhënieve diplomatike më 1 shkurt të vitit 2021, ministri i Punëve të Jashtme të Izraelit, Gabriel Ashkenazi, kishte bërë zbulimin e pllakës së Ambasadës së Republikës së Kosovës në Jerusalem. /Gazeta Sinjali/