COVID-19

Të infektuar

125

Të sheruar

10

Të vdekur

1

Letërsi/ Djali i Anton Pashkut zbulon romanin policor të cilin i ati nuk arriti ta botonte

news image

Anton Pashku (1937 – 1995) mbahet gjerësisht si një nga shkrimtarët më origjinal të letërsisë moderne shqipe. I njohur sidomos për romanin “Oh”, Pashku është vlerësuar veçanërisht për frymën e re dhe risitë që i solli letërsisë shqipe në stil dhe konceptim.

“Oh”-u është i vetmi roman i botuar i Pashkut, i konsideruar edhe si kryevepra e tij. Mirëpo, rezulton që “Oh”-u nuk është i vetmi roman që ka shkruar Anton Pashku.

Siç ka treguar Paulin Pashku, i biri i shkrimtarit, babai i tij ka lënë në dorëshkrim një roman të cilin e ka shkruar më 1994, vetëm një vit para se të vdiste.

I ftuar në emisionin CODEX të KTV-së, Paulin Pashku, i cili punon si prokuror, ka thënë se romani i të atit i mbetur në dorëshkrim, titullohet “Tri hije në Bruksel” dhe sipas përshtypjeve të tij, është një roman atipik për Anton Pashkut, pasi që ngjason me një roman policor, diçka e pazakontë për veprën e tij.


Shpërndaje artikullin