image Djali e godet me thikë të bukës babain pas debatit

Rajon

Rajon/ Djali e godet me thikë të bukës babain pas debatit

news image

Klaudio Baca, 23-vjeç ka qëlluar me thikën e bukës babanë e tij pas debatit, e për pasojë ky i fundit ka mbetur i plagosur në dorën e majtë, pasi ka shmangur goditjen frontale që do t’i kushtonte atij plagë të rënda.

Forcat e policisë e Tepelenës kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje duke bërë të mundur arrestimin e agresorit.

Ndërkohë që babai i tij është dërguar në spital, ku po merr dhe ndihmën e parë mjekësore./Gazeta Sinjali/