Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Mitrovicë, pasi që i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht babanë e tij, shkruan Gazeta Sinjali.
Viktima nga plagët e marra ka pranuar trajtim mjekësor në Spitalin e Mitrovicës së Veriut.
Në lidhje me këtë rast është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Ndërkaq, rasti në polici është cilësuar si “Dhunë në familje”./GazetaSinjali/